Shqipëria, i vetmi vend në rajon që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH do ta bënte Shqipërinë vendin e vetëm në rajon që nuk bën përjashtime dhe nuk jep mbështetje për këtë kategori biznesesh në një kohë që përbën rreth 70% të numrit total të biznesve që operojnë në vend. Të gjitha vendet e rajonit kanë një nivel përjashtues për bizneset e vogla
Maqedonia nuk aplikon TVSH për bizneset që nuk kalojnë pragun e 15 mijë eurove në vit, Mali i Zi ka të përfshira bizneset me një xhiro vjetore prej 18 mijë euro, ndërsa Greqia bën përjashtim për ato subjekte që nuk kalojnë 10 mijë euro. Serbia është vendi që ka nivelin më të lartë përjashtues në rajon
Shqipëria do të jetë i vetmi vend në rajon që nuk do të ketë një përjashtim të bizneseve të vogla nga TVSH. Greqia ka nivelin më të ulët të përfshirjes në TVSH prej 10 mijë eurosh, ndërsa në Serbi mbështetja e biznesve është më e madhe, pasi në TVSH përfshihen vetëm ato që kalojnë xhiron vjetore prej 65 mijë eurosh në vit. Aktualisht, në Shqipëri paguajnë TVSH ato biznese që tejkalojnë xhiron vjetore prej 5 milionë lekësh të reja ose 36 mijë euro. Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH do ta bënte Shqipërinë vendin e vetëm në rajon që nuk bën përjashtime dhe nuk jep mbështetje për këtë kategori biznesesh në një kohë që përbën rreth 70% të numrit total të biznesve që operojnë në vend. Të gjitha vendet e rajonit kanë një nivel përjashtues për bizneset e vogla. Maqedonia nuk aplikon TVSH për biznest që nuk kalojnë pragun e 15 mijë eurove në vit, Mali i Zi ka të përfshira bizneset me një xhiro vjetore prej 18 mijë euro, ndërsa Greqia bën përjashtim për ato subjekte që nuk kalojnë 10 mijë euro. Serbia është vendi që ka nivelin më të lartë përjashtues në rajon. Bizneset që operojnë në këtë vend duhet të paguajnë TVSH vetëm nëse kalojnë xhiron vjetore prej 65 mijë eurosh. Në Shqipëri, pjesa më e madhe e bizneseve janë të vogla dhe krahasuar me rajonin, Shqipëria do të ishte më pak konkuruese. Ndërkohë që shumë vende edhe në Europë bëjnë përjashtime sipas ekspertëve për t’u dhënë mbështetje sipërmarrjeve të vogla, duke qenë se kanë edhe numrin më të lartë të të punësuarve. Qeveria shqiptare ka argumentuar se përfshirja edhe e biznesit të vogël në TVSH bëhet për të formalizuar ekonominë dhe për të shmangur evazionin. Ndërkohë, që shoqatat e biznesit të vogël e kanë kundërshtuar këtë masë me arsyetimin se kjo do të ndikonte në rritjen e çmimeve, por edhe do të falimentonte një pjesë të tyre. Aktualisht në Shqipëri janë të përfshirë në pagesën e TVSH bizneset që e kalojnë xhiron vjetore prej 5 milionë lekësh të reja ose 36 mijë euro. Nga ana tjetër, nëse skema e TVSH-së jetësohet, do të kemi një rritje masive të çmimeve. Rritja e çmimeve do të rritet 20 për qind automatikisht për shërbimet dhe më pak për produktet, të cilat në hallkën e fundit të zinxhirit do të paguajnë vetëm diferencën e çmimit. Por kostoja do të paguhet e gjitha nga konsumatorët. Rritja e çmimeve do të rritet 20 për qind automatikisht për shërbimet dhe më pak për produktet, të cilat në hallkën e fundit të zinxhirit do të paguajnë vetëm diferencën e çmimit. Por kostoja do të paguhet e gjitha nga konsumatorët, pasi faturimi në TVSH në pakicë do të transferohet në çmime. Në se një produkt hyn në doganë me 100 lekë, menjëherë për këtë produkt do të paguhet TVSH 20% dhe tarifë doganore nëse ka. Kur ky produkt magazinohet ndaj tij faturohet kosto transporti 10 lekë dhe vlera totale me TVSH shkon 130 lekë. Distributori nga ana e tij, në këtë çmim do të llogarisë 20 lekë kosto operacionale dhe 20 lekë fitim. Në total, çmimi i produktit shkon në 170 lekë. Më pas, kur ky produkt nga distributori shkon tek pika e pakicës, çmimi i produktit do të llogaritet çmim final plus TVSH (17 lekë +TVSH 20% që në këtë rast është 34 lekë). Duke qenë se TVSH është paguar njëherë në doganë, distributori do t’i paguajë TVSH shtetit diferencën 34 lekë minus 20 lekë që ka paguar në doganë, pra 14 lekë. Në këtë mënyrë do të funksionojë edhe pakica. Deri më tani TVSH nuk aplikohej në shkallën e fundit.