Roma, në hetim nga UEFA për kore raciste

Skuadra e Romës rrezikon të dënohet nga UEFA për koret raciste të tifozëve verdhekuq në transfertë me Chelsea-n, në takimin e raundit të tretë të ndeshjeve në grupe të Championsit. Nisja e procedimit disiplinor është komunikuar mëngjesin e kësaj të premteje, ndërsa vendimi për rastin në fjalë do të merret nga Komisioni i Etikës dhe i Kontrollit të UEFA-s në mbledhjen e 16 nëntorit.
Koret raciste për të cilët po hetohet Roma erdhën nga sektori ku ishin akomoduar tifozët miq, drejtuar futbollistit Antonio Rudiger, i cili gjatë verës u transferua nga klubi italian te “Blutë” e Londrës.