I Penduari i parë i organizatës kriminale Tahiri-Habilaj është një italian

I penduari i parë i trafikut të drogës të organizatës kriminale të Habiljave përveç të cilën kërkohet arrestimi i Tahirit është një italian, i cili ka pranuar të bashkëpunojë dhe të rrëfejë se zhvillohet trafiku i drogës mes Habiljave dhe italianëve. Ai quhet Sebastiano Sardo dhe konsiderohej në Itali si një nga njerëzit më të fuqishëm në trafikun e drogës me shumicë. Ai është një grosist për të cilin nuk jepen shumë të dhëna nga dosja e hetimeve të Prokurorisë italiane. Ajo që mund të thuhet është se hetuesit italianë kanë nisur bashkëpunimin për të arrestuar bashkëpunëtorët e tij në trafik nga Shqipëria.
Sardo është një nga bosët e trafikut të drogës jo në një zonë dosido, por në kryeqytetin e mafies në Siçili. Pikërisht në këtë zonë kanë mbërritur edhe Habiljat dhe kanë vendosur bashkëpunimin. Pikërisht në këtë zonë është parë dhe audi i famshëm i trafikut të drogës në pronësi të Tahirit, por i dhënë në përdorim tek Habilajt. Nga hetimet rezulton se edhe me makinën e Tahirit është kryer trafik droge në Itali dhe se ai ka qenë disa herë me ngarkesë droge.

Intervista

Artur Zheji: Ka një bashkëpunëtor të posaçëm të klanit katanez që ka dekonspiruar gjithë këtë gjë?

Alba Kepi (Korrespondente nga Itali): Kemi të bëjmë me një të penduar.

Zheji: Ky është personazhi që ka bërë të mundur përgjimet.

Kepi: Më saktë ka bindur drejtësinë italiane që të ndërmarrë veprime konkrete për arrestimin e Habilajve.

Kepi: Sardo është një grosist, një trafikant i madh i marijuanës. Përmendet në dosjen e përgjimeve që ka në dispozicion edhe media shqiptare. Ka një nofkë që quhet “Sheiku”. Njihet mjaft në një zonë të Siçilisë orientale. Është arrestuar shumë herë dhe herën e fundit është arrestuar në janar 2017, por në verë 2017, ai ka vendosur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Në dosjen e tij ka nisur rrëfimet; dua të rrëfej si vepron trafiku i marijuanës. Rrëfimet e tij i kanë tronditur.

Zheji: Mund të themi se kjo lidhje e vëllezërve Habilaj është me mafien siciliane.

Kepi: Në dosjen prej 416 faqesh, Sebastjan Sardo lidhet me makinën Audi, pasi sipas hetuesve italian.

Zheji: Edhe Sebastian Sardo ka hipur në makinën e zt.Tahiri?

Kepi: Kjo është me pikëpyetje, por thuhet që ngarkesa e drogës ka qenë brenda makinës Audi për llogari të Sardos.