Prokuroria: Përjashtuam Policinë e Shtetit nga aksioni i kapjes së tonelatave të drogës së Habilajve

Prokuroria e Përgjitshme bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi për shtyp se, droga e kapur në Babicë të Vlorës mbrëmjen e djeshme është e Habilajve. Prokuroria thekson se ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me SHISH dhe autoritetet e huaja, duke përjashtuar Policinë e Shtetit.

Deklarata e organit të akuzës

“Nje hetim disa mujor i Prokurorise per Krime te Renda u finalizua me zbulimin e nje sasie te konsiderueshme lende narkotike, ne zonen e Babices, Vlore.

Ne baze te hetimeve te Prokurorise, rezulton se lenda narkotike eshte kultivuar, perpunuar, magazinuar dhe eshte bere gati per trafik nga persona, pjese e grupit kriminal te njohur si Habilaj. Nderkohe, hetimet po zhvillohen me intensitet te larte, per zbulimin e te gjithe personave te perfshire ne grupit kriminal.

Hetimi eshte zhvilluar ne bashkepunim me autoritetet nderkombetare dhe me sherbimet inteligjente (SHISH)”. Sipas Sali Berishës që publikoi i pari lajmin e këtij superoperacioni janë 10 ton hashash, ndërsa sipas policisë bëhet fjalë për 4 ton.

Operacioni

Droga u gjet në shtëpinë e Armand Kocerri, me profesion infermier. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona. Një kamion plot me qeset e drogës së paketuar dhe bidonë të tjerë të mbushur sërish me drogë ka qenë mjeti i transportit.

Përveç tij një furgon i bardhë i mbushur sërish me kanabis. Dy makinat me drogë shoqëroheshin nga mjete dhe efektivë të Delta Force. Transporti është bërë rreth orës 3 të mëngjesit dhe droga tashmë ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Po ashtu bëhet e ditur se droga ishte e paketuar dhe gati për t’u trafikuar, dyshohet drejt Italisë me mjete ujore. 4.5 ton kanabis u gjetën në banesën e Armando Koçerrit, i njohur si mik i Habilajve.