Matiç: Murinjo është një markë

Nemanja Matiç ka quajtur Jose Mourinho si trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar dhe e ka përshkruar trajnerin e Manchester United si një “markë”. Mourinho transferoi Matiç te Chelsea për 25 mln euro në janar të 2014, dhe tani, 3 vite më pas, ai e mori te Manchester United për 45 mln euro.
“Mourinho është një markë, dhe trajneri më i mirë me të cilin kam punuar”, shprehet Matiç për revistën serbe “Elevate”. “Ka raste që nuk është e lehtë të punosh me të, pasi ai gjithmonë kërkon më shumë. Edhe kur ti luan ndeshjen më të bukur të karrierës, ai mendon se ti mund të luash më mirë ndeshjen e radhës.
“Kam bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer me të te Chelsea, dhe fakti që Mourinho është trajner te Manchester United ishte deciziv për zgjedhjen time për t’u transferuar te Djajtë.
“Mourinho ka krijuar një grup fantastik me lojtarë që kanë potencial të madh, dhe i kemi të gjitha mundësitë për të arritur rezultate të mira. “Nuk dua të flas për objektivat e klubit, por kur përmendet emri i Manchester United, ambiciet vijnë vetvetiu. Do të bëjmë më të mirën tonë për të arritur rezultatet që kanë arritur gjeneratat e mëparshme”.
Armiq miq. Kështu mund të përkufizohet marrëdhënia që ekziston mes Cesc Fabregas dhe Jose Mourinho. Mesfushori spanjoll, në një intervistë të dhënë për “Vanity Fair”, ka folur për marrëdhënien e tij me “Special One” para dhe pasi ka punuar me të.
“Më pas, jam bërë një lojtar i tij në 2014-ën te Chelsea dhe kam ndjekur gjithmonë urdhrat e tij. Ky është futbolli i sotëm, kam mësuar shumë me të dhe kam kujtime shumë të bukura që nuk do t’i harroj kurrë”, ka thënë spanjolli.