Alegri: Fitorja ishte e rëndësishme

Fitorja e Juventusit kundër Sporting Lisbonës shtoi tri pikë më tepër, që iu lejojnë bardhezinjve për t’u përballur me më shumë besim në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampioneve. Massimiliano Alegri foli për mikrofonin e “Premium Sport”. Megjithëse performanca nuk ishte e cilësisë së lartë, ai është i kënaqur me të: “Ekipi, i gjithi si një e tërë, ka bërë një performancë të mirë. Kjo nuk është e lehtë në Ligën e Kampionëve. Por, ne nuk duhet të na lartësojë, është vetëm një hap i rëndësishëm drejt kualifikimit. Tani kemi nevojë për të shkuar përpara në kampionat. Higuain ka bërë një performancë të mirë, si i gjithë ekipi. Dybala nuk është në më të mirën e tij, pas angazhimeve me ekipin kombëtar. Ai duhet të kthehet në rrugën e duhur. E përsëris, jam i lumtur për rezultatin, por nuk ishim shumë të shkëlqyeshëm”.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Alegri e ka pranuar se skuadra e tij nuk është në kushte të mira. Arsye për këtë sipas Alegrit janë se disa lojtarë sapo janë kthyer nga lëndimet, e disa të tjerë janë kthyer në gjendje jo të mirë fizike pas ndeshjeve të kombëtareve.
“Ne nuk jemi në formë të duhur për momentin, sepse disa lojtarë kanë munguar për një kohë të gjatë, disa të tjerë janë kthyer në formë të keqe, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë”, tha Alegri për “Mediaset Premium”.
“Nuk është kurrë e lehtë të fitosh në Ligën e Kampionëve. Ne kemi bërë një hap përpara, por kemi edhe shumë rrugë përpara”, deklaroi ai në fund. Juventus mbrëmë mposhti Sportingun 2:1 me golat e Pjanic dhe Mandzukiç.
Juventus ka shënuar fitore të vështirë prej 2:1 ndaj Sportingut, me golat e Pjaniç dhe Mandzukiç, ndërsa për mysafirët shënoi Alex Sandro (autogol). Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Barcelona ka mposhtur në “Camp Nou” Olympiacosin me rezultat 3:1. Pas këtyre dy ndeshjeve, Barcelona mban vendin e parë me 9 pikë, ndërsa Juventus vendin e dytë me 6 pikë.