Ballina Politikë Luan Rama: Është cenuar rëndë standardi i sigurisë së NATO-s

Luan Rama: Është cenuar rëndë standardi i sigurisë së NATO-s

 

Skandali me radarët, Luan Rama: Është cënuar rëndë standardi i sigurisë së NATO-s. Deputeti i LSI-së, duke marrë shkas nga përgjimet e italianëve shkruan se në vendin tonë asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar. “Radarët e shtetit i komandonin trafikantët e pushtetit! Kam dy muaj që denoncoj publikisht dhe politikisht faktin që radarët e Forcave Detare dhe ato të Policisë së Shtetit nuk kanë qenë në punë që prej vitit 2014, por asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar! Të gjithë kanë heshtur, të gjithë vazhdojnë të heshtin! Dhe ja ku na del nga përgjimet e publikuara, se radarët e shtetit i kontrollonin trafikantët e pushtetit! Forca e shembullit: qeverisja e krimit dhe e trafikantëve e ka bërë Shqipërinë turpin e NATO-s! Për t’ju shërbyer trafikantëve, është cenuar rëndë siguria kombëtare, është cenuar rëndë standardi i sigurisë së NATO-s në hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë!”, shkruan Luan Rama. Nga përgjimet e realizuara nga policia italiane, rezulton se Habilaj kontrollonte radarët e ushtrisë në Durrës. Këtë ai e kryente përmes një personi të tij të angazhuar pranë shërbimit të radarëve, i cili i jepte direktiva. Gjithashtu, në një moment tjetër, Habilaj i tregon trafikantëve italianë se ai ka në dorë edhe punonjësit e policisë. “Kam njeriun tim në sallën e radarëve”, i drejtohet Habilaj trafikantëve të tjera. “I patë policët? Janë tanët”, vijon një tjetër përgjim i Habilajt. Në dosjen italiane shpjegohet edhe mënyra si u ngarkua droga nga Porto Palermo. ‘I patë policët? Janë tanët’, vijon një tjetër përgjim i Habilajt. Në dosjen italiane shpjegohet edhe mënyra si u ngarkua droga nga Porto Palermo. Një ditë më parë mediat italiane publikuan dosjen prej 410 faqesh të përgjimeve ambientale të grupit të drogës, i cili kryesohej nga Habilaj. Gjatë bisedave, Habilaj ka përmendur edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke theksuar se gjatë një muaji, ai ka fituar 5 milionë euro nga trafiku Shqipëri-Itali.

Exit mobile version