Kërcënimet ndaj bluzave të bardha për 20 milionë eurot e Check Up-it të Vilmës

Një skandal i vërtetë po ndodh në të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore të vendit. Mjekët dhe infermierët në të gjithë vendin, janë përballur me një mesazh kërcënues, duke ju thënë se do t’u ikë dhe vendi i punës, nëse nuk plotësojnë numrin e personave për të bërë Check Up-in. Mesa duket ky urdhër është lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Ka qenë deputetit demokrat Luçiano Boçi, i cili ka bërë publik një mesazh, i cili ju adresohej bluzave të bardha në të gjithë vendin, ku konkretisht shkruhej: ‘Me urdhër nga lart! Të plotësohet numri i personave për Check Up”.
“Me urdhër nga lart’, nënkuptohet qartë se ky mesazh kërcënues është nisur drejtpërdrejtë nga Ministria e Shëndetësisë, dhe e gjitha kjo vetëm për një qëllim, për të gjetur pacientë për Vilma Nushin.
“Gjithçka bëhet vetëm e vetëm që Vilma të marrë 20 milionëshin e eurove, në shëndetësinë e rraskapitur shqiptare. Normal më pas që nuk mund të ketë as investime e as libra falas për fëmijët. Klientët janë prioritet i kësaj qeverisje, shkruan Boçi.