Trump, mesazh solidariteti për Las Vegasin

Presidenti Donald Trump dërgoi një mesazh uniteti pas ngjarjes në Las Vegas.
Në një fjalim me tone të zymta në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se në momente tragjike dhe tmerri, “Amerika bashkohet si një e vetme, gjithmonë e ka bërë këtë”.
Presidenti Trump tha se “Uniteti ynë nuk mund të tronditet nga e keqja” dhe se “lidhjet tona tona me njëri-tjetrin nuk mund të shkelen me dhunë”.
Ai tha se bashkë me zonjën e Parë, po luten për të gjithë vendin që të gjejë unitet dhe paqe.
Presidenti falenderoi Policinë e Las Vegasit për sakrificat dhe reagimin e tyre të shpejtë gjatë “sulmit të tmerrshëm”, siç e quajti ai, dhe shtoi se do ta vizitojë qytetin të mërkurën.
Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se njeriu i armatosur që sulmoi ishte një nga “ushtarët” e tij i konvertuar në Islam disa muaj më parë, por nuk dha ndonjë provë.