Rrëzimi i Qeverisë, Basha reagon për deklaratën e ambasadorit amerikan

Kryetari i PD, Basha ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan Lu duke I dhënë të drejtë atij dhe duke I kujtuar se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti qeveria shpenzoi për bileta avionic dhe luksin e zyrave 16 milionë dollar. “Ambasadori ka të drejtë në mesazhin për të rinjtë: “Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia. Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju”.
Ndërsa përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t’i bëjë qeverisë, kur ajo refuzon të paguajë librat shkollorë nga buxheti, është e thjeshtë: Vetëm për gjysmën e parë të vitit, qeveria shpenzoi:
1. Për bileta/udhëtime rreth 2 milionë dolllarë.
2. Për Orendi/rikonstruksion zyrash: rreth 14 milionë dollarë.
Kaq pará janë të mjaftueshme për të siguruar librat shkollorë për të gjithë nxënësit e Shqipërisë.
Ashtu sic ka premtuar, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga Buxheti librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë”, thotë Basha.