Konflikti me armë në Laprakë, 4 të plagosur

Katër persona u plagosën me armë mbrëmjen e djeshme pas një sherri në një lokal në zonën e Laprakës, në kryeqytet. Raportohet se pronari i lokalit, Arben Seferi, është një prej personave të shpallur në kërkim pasi dyshohet të ketë qëlluar mbi katër të rinjtë. Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Alarmi te Policia është dhënë rreth orës 18:40 dhe në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Sipas Policisë së Tiranës, nga verifikimi paraprak, ka rezultuar se në rrugën “Gjergji Legisi”, pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri shtetasit: E.L., 31 vjeç, B.M., 31 vjeç, B.K., 33 vjeç, dhe A.B., 46 vjeç.
Ata janë transportuar në spitain e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Policia njofton se janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre. Një sherr i momentet dyshohet se ka degraduar më pas në të shtëna me armë zjarri dhe se mes të palëve nuk ka pasur konflikte të mëparshme.