Ronaldo përshëndet tifozët kosovarë

Mirëdita, unë jam nga Kosova! Ky është mesazhi që Cristiano Ronaldo jep për të gjithë tifozët kosovarë të Realit të Madridit dhe sulmuesit portugez. Një gjetje e zgjuar e numrit 7 për të shprehur afirmitetin e tij me gjithë mbështetësit në mbarë globin. Në videon personale të publikuar në rrjetet sociale, Ronaldo shfaqet me dy binjakët dhe djalin e tij të madh në një moment pushimi në shtëpi. Më pas, ai shton gjithashtu që është edhe një indonezian duke përshëndetur edhe fansat në Azinë Juglindore. “Dua të ndaj me ju këtë moment të bukur me familjen time”, shton luzitani.
Një mesazh që flet shumë dhe qartë duke dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë. Ronaldo ndoshta nuk është një shtet, por një nga futbollistët më të njohur të planetit dhe dedikimi i tij personal ndaj popullit kosovar është një gjest simbolik, por edhe domethënës, sepse atë që me vështirësi e bën diplomacia kosovare, Cristiano Ronaldo e realizon me një fjali të vetme, duke e ndërkombëtarizuar Kosovën edhe në sportin më të ndjekur të planetit.
Kristiano Ronaldo e nisi atje ku e kishte lënë sezonin e shkuar kur vjen fjala te golat në Champions. Portugezi e ngriti trofeun për herë të 4-t në karrierën e tij të lavdishme në qershor, kur banda e Zidanit mposhti 4-1 Juventusin në finale. CR7 shënoi dy herë në Kardif, ndërsa më parë i kishte realizuar 5 gola Bajernit në dy ndeshjet çerekfinale dhe 3 Atletikos në gjysmëfinale.
Ai e mbylli sezonin me 12 gola në 13 ndeshje dhe, me sa duket, është në rrugë të mbarë për ta thyer vetveten, pasi e ka nisur sezonin e ri europian me një dopietë ndaj APOEL Nikosias në ndeshjen e parë të grupit dhe shënoi edhe dy herë të tjera ndaj Dortmundit mbrëmjen e së martës.
Rekordi total i golave të 32-vjeçarit në Champions arrin në 110 në 146 ndeshjet që ka luajtur me Sportingun e Lisbonës, Mançester Junajtid dhe Realin e Madridit (përfshirë edhe raundet kualifikuese). Dhe po të përfshijmë edhe dy golat që ai shënoi në finalen e Superkupës së Europës kundër Seviljes, gjithashtu luajtur në Kardif, ai ka regjistruar në total 112 gola.
Ronaldo i ka shënuar këto gola në 15 shtete të ndryshme, në 24 qytete dhe viktima të tij kanë qenë 33 klube të ndryshme. 49 prej këtyre golave ai i ka shënuar në Madrid. Ai do të synojë të arrijë shifrën 50-të, kur Reali të presë Totenhemin në ndeshjen e radhës më 17 tetor.