Nata e Zezë e Karlo

Bayern Munich's Italian head coach Carlo Ancelotti stands on the sideline during the UEFA Champions League quarter-final second leg football match Real Madrid vs FC Bayern Munich at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid in Madrid on April 18, 2017. / AFP PHOTO / GERARD JULIEN (Photo credit should read GERARD JULIEN/AFP/Getty Images)

Humbja nga Paris Saint-Germain ka vënë në dyshim të ardhmen e Karlo Ançelotit në Bayern Munich. Bankina e Karlo Ançelotit është duke u dridhur pas humbjes së Bayern Munichut nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, me rezultat të lartë 3:0. Pas ndeshjes, mesfushori holandez, Arjen Robben, nuk ka dashur të flasë rreth të ardhmes së trajnerit italian. “A e mbështetni Karlo Ançelotin? “Nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje”, ka deklaruar ish ylli i Chelseas dhe Real Madridit pas ndeshjes.
Matthias Brügelmann, komentuesi i gazetës gjermane “Bild”, është kundër Karlo Ançelotit. Karlo Ançeloti nuk i ka punët mirë pas humbjes së Bayern Munichut nga PSG, me rezultat 3:0, në Ligën e Kampionëve.
Komentuesi i gazetës gjermane “Bild”, Matthias Brügelmann mendon se Bayern Munich duhet ta zëvendësojë Ançelotin me Jurgen Kloppin, trajnerin aktual të Liverpoolit. “Klopp do të jetë pasardhësi ideal për Ançelotin”, thuhet në kolumnen e shkruar nga Brügelmann.
“Si pasardhësi i Ançelotit në vitin 2018 apo 2019, Bayern ka nevojë për një personalitet që mund të trajtojë yjet dhe talentet e reja, me pasion të madh lojë dhe ide”, ka shkruar Brügelmann. Kurse, “Bild” humbjen e Bayernit nga PSG e ka titullar: “Nata e Zezë e Karlo”.
Trajneri i Bayern Munichut, Karlo Ançeloti ka folur pas humbjes 3:0 nga PSG në kuadër të Ligës së Kampionëve. Italiani e ka pranuar se do të kritikohet për përzgjedhjen e formacionit, por insiston se për këtë ka menduar shumë gjatë.
Ançeloti kishte vendosur që ndaj PSG të luante pa dy lojtarët kryesorë, Arjen Robben dhe Franck Ribery. “Kam menduar shumë gjatë rreth formacionit. Në fund më duhet t’i pranoj kritikat, por nuk e kam problem”, tha Ançeloti pas ndeshjes për “Sky”. Ai ka folur edhe për Riobery, ku tha se nuk ka ndonjë problem, por zgjedhja për ta lënë jashtë ishte teknike.
PSG ka shënuar fitore të merituar ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur me rezultat të thellë 3:0. Golat për PSG-në i shënuan Dani Alves, Edinson Cavani dhe Neymar. Pas kësaj fitoreje PSG mban vendin e parë në Grupin B me 5 pikë, ndërsa Bayern dhe Celtic ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 3 pikë.