Kotzias: Greqia, kushte Shqipërisë për në BE

Ministri i Jashtem Ditmir Bushati, gjate nje konference te perbashket shtypi me Ministrin e Jashtem te Greqise, Nikos Kotzias, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane. /r/n/r/nGreek Foreign Minister Nikos Kotzias during a press konference with Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati, after their meeting in Tirana on July 15, 2015.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias tha paraditen e kësaj të enjteje për Televizionin publik grek se është gabuar me mbështetjen pa kushte ndaj Shqipërisë.”Siç duhet ta dini, Shqipëria është vend kandidat për anëtar në BE. Për fat të keq, këto kandidatura u dhanë pa kushte nga qeveritë e mëparshme greke”, u shpreh Kotzias.
Ministri grek tha se kjo çështje duhet të marrë zgjidhje tanimë që kërkohet mbështetja për hapjen e negociatave, ku një nga kushtet e vëna nga Greqia fqinje është edhe mbrojtja e të drejtës së pronës për gjithë minoritetin.
“Që të hapen negociatat për anëtarësim, duhet që këto vende të plotësojnë disa kërkesa. Shqipërisë, KE-ja i vuri si kusht reformën e sistemit gjyqësor. Dhe ne i shtuam edhe 4 të tjera”, deklaroi Kotzias.
Sipas tij, nuk mund të vazhdohet me reformën e Enver Hoxhës që njihte si minoritarë vetëm ata që banonin në dy zona. Dhe nëse ai zhvendosej nga fshati i tij në një tjetër qytet apo Tiranë, nuk e gëzonte më këtë status. Por, kjo gjë tani ka jo vetëm vëmendjen e qeverisë greke, por edhe mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së.
“Greqia po punon që t’u jepen titujt e pronësisë, në mënyrë që të jenë të sanksionuara edhe ligjërisht të drejtat e atyre që duan të shesin apo ua shtetëzon shteti për nevojat e tij. Se këtu nuk shqetësohemi për sekuestrimin e pronave të himariotëve, por ngaqë nuk po flitet për kompensim”, tha ministri i Jashtëm i Greqisë.
Kotzias konfirmoi masën drastike për heqjen e nënshtetësisë greke të kryebashkiakut të Himarës: “Politikanët që nuk respektojnë të drejtat e minoritetit grek nuk mund të kenë nënshtetësinë greke. Për fat të keq, nuk e di se çfarë kanë bërë qeveritë e mëparshme dhe kanë marrë nënshtetësinë greke edhe tipa të çuditshëm, ndër ta edhe kryebashkiaku i Himarës. Ne ia hoqëm nënshtetësinë, sepse nuk mund të jesh shtetas grek dhe në të njëjtën kohë të shkelësh të drejtat e minoritetit grek”.