Kapet shqiptari me 47 kg kokainë në Angli

Një shqiptar është arrestuar, pasi u kap me plot 47 kilogramë kokainë, si dhe 250.000 paund të thata, në Essex të Anglisë. Mark Gorini, 25 vjeç, u arrestua fillimisht pasi iu gjetën dokumente të rreme italiane. Kur oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Shërbimit Policor Metropolitan të Shërbimit të Krimit të Organizuar kontrolluan makinën që po përdorte Gorini, ata gjetën dy pako kokainë të fshehura në bagazh.
Në total rezultoi se sasia e kokainës ishte 47 kilogramë, vlera e së cilës shkonte deri në 4.9 milionë dollarë. Gorinit iu gjet gjithashtu një makinë numërimi parash dhe pajisje që kanë të bëjnë me shpërndarjen e klasit A të drogës.
25-vjeçari është akuzuar për shpërndarje të kokainës, posedimit të dokumenteve të rreme, pastrim parash dhe drejtim të makinës pa asnjë sigurim. Ai është mbajtur në paraburgim deri në seancën e tij të ardhshme.