Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shtyn seancën e parë gjyqësore në ngarkim të 9 të pandehurve të dosjes “Xibraka”. Shkak i shtyrjes mungesa e disa avokatëve, mes të cilëve edhe ai i Ermal Hoxhës e Genci Xhixhës. Asnjë nga të pandehurit nuk ishte sot i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërkohë që seanca e radhës është caktuar më datë 12 tetor. Në korrik të këtij viti Gjykata e Krimeve të Rënda dha 104 vjet burg në total për 9 të pandehurit e dosjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë. Hetimi për grupin e Xibrakës ka nisur në dhjetor të 2014, pasi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda erdhi një informacion nga ana e autoriteteve gjermane mbi organizimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.
Të Fundit
“Punë të mirëpaguara në sektorin e huaja të teknologjisë”, Basha jep...
• Basha takon të rinjtë në Përrenjas: 10 mijë stazhe të paguara punë në vit, financim 100% të tarifave të studimit për studentë nga...