Kriza te Milan sjell kurbanin e parë

Kriza tek Milani sjell kurbanin e parë. 200 milionë eurot e shpenzuara, normalisht kërkojnë arritjen e rezultateve pozitive dhe në fakt te kuqezinjtë ky detaj ka qenë në ulje dhe ngritje dhe për të sjelljë përmirësim për teknikun e Milanit, Vincenzo Montella është e nevojshmë të ndërhyhet, jo tek formacioni ose lojtarët, por tek përgatitësi atletik. Sipas numrit një të stolit të “Djallit” problemi qëndron pikërisht tek ky person. Është vetë tekniku që ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Emanuele Marra, përmes një postimi në faqen e tij në Twiter, ku shkruan:
“Jam menduar gjatë për të ringritur skuadrën dhe do të nisë nga përgatitja atletike. Pas një analize të gjatë, kam bërë vlerësimet e mia të para dhe mes shumë gjërash ku është e nevojshme të përmirësohemi, kam evidentuar përgatitjen fizike, ku kam vendosur të ndërmarrë një plan të ri, për të cilin nuk gjeta dakordësinë me bashkëpunëtorin tim Emanule Marra. Nisur nga kjo vendosa të shkëpusë marrëdhënien time më të. Dua ta falendëroj për punën e zhvilluar me të ndër vite”.
Montella beson se zgjidhja është largimi i përgatitësit atletik, me shpresën se situata do të përmirësohet dhe rezultatet pozitive do të vijnë, por nëse situata nuk njeh përmrëisim, ndoshta kurbani i radhës do të jetë pikërisht tekniku aktual i kuqezinjve.