Liderja e ekstremit të djathtë gjerman në Parlament: Emigrantët të qëllohen

Frauke Petry është liderja e ekstremit të djathtë në Gjermani, e cila e riktheu këtë forcë politike pas 60 vitesh në Parlament.
Mirëpo ndryshe nga sa do priste çdo njeri prej saj, ajo hoqi dorë nga posti i kryetares pak orë pasi u zgjodh në Parlament.
Petry u tha gazetarëve në Berlin se nuk do të ulej në grupin e partisë në Bundestag, duke u kthyer kështu në një deputete të pavarur.
“Vendosa pas një reflektimi të kujdesshëm se unë nuk do të ulem me grupin parlamentar (AfD),” u tha ajo gazetarëve në Berlin, përpara se të largohej papritmas nga dhoma.
Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse zonja Petry do të mbetet anëtare e partisë jashtë parlamentit.
Por kush është Frauke Petry?
Frauke Petry është një kimiste në profesion dhe një sipërmarrëse e suksesshme. Ajo është martuar me një pastor luterian me të cilin pati katër fëmijë, por historia e tyre mori fund në tetor të vitit 2015.
Shkak për prishjen e dashurisë së tyre u bë pikërisht politika. Kjo sepse bashkëshorti i saj pastor, kundërshtonte idetë e saj ultra-nacionaliste dhe u bë pjesë e CDU-së, partisë së Merkelit.
Ndërkohë Petry, pas ndarjes me Sven nuk kaloi shumë kohë vetëm dhe u martua me një koleg në parti, Marcus Pretzell.
Por cilat janë disa nga idetë e Petry-t, të cilat bien në kundërshtim me dy prej partive kryesore në
Gjermani?
Frauke Petry është bërë e njohur për zhurmën që ka krijuar në mjedisin politik në Gjermani. Duke nisur nga protestat anti-emigrantëve, për të vazhduar më tej me kundërshtimet ndaj Angela Merkeli-t. Ndaj edhe mediat e quajtën ksenofobe.
Ndoshta kjo është edhe arsyeja kryesore që pse në dy vitet që Petry ka qëndruar në krye të AFD-së, kjo forcë politike u bë forcë e tretë me 94 vende në Bundestag.
1-Emigrantët
Petry ka shprehur mendimin që emigrantët ekonomikë t’ë dërgohen në ndonjë ishull të humbur nën mbikëqyrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Po ashtu, ish-liderja e ekstremit të djathtë është dakord me idenë që rojet kufitare të hapin zjarr ndaj emigrantëve për të mos i lënë të kalojnë.
2- Kuotat
Sakaq, Petry nuk beson se kuotat e detyrueshme të përfaqësimit të grave janë mënyra e drejtë për t’u dhënë një mundësi atyre. Madje sipas saj ato nuk përmirësojnë as shanset e grave për të pasur më shumë pozita udhëheqëse.
Për Petryn, promovimi i grave në politikë dhe kudo tjetër duhet të bëhet nëpërmjet kualifikimeve, pasi kuotat për të i bëjnë ato shumë më të pasigurta.