Brenda javës Diego Costa tek Atletiko Madrid

Me Chelsean që ka dhënë ok-in tashmë transferimi i Diego Costas tek Atletico Madrid pritet të mbyllet brenda javës. Siç raportojnë të përditshmet spanjolle, Diego Costa ndodhet ende në Brazil dhe refuzon të rikthehet në Londër për t’iu bashkuar grupit, ndaj dhe Chelsea tashmë ka zbutur tonet ndaj sulmuesit, duke i dhënë miratimin marrëveshjes që pritet të konkludohet këtë javë, për shifrën e 60 milionë eurove. Përgjatë merkatos verore Diego Costa, familja e të cilit mësohet të jetë transferuar që më parë në Spanjë, refuzoi kalimin e tij tek klube si Milan dhe Fenerbahçe me objektivin që të rikthehej sërish nën urdhrat e Diego Pablo Simeones. Janari është pikërisht muaji në të cilën Atletico do të mund të rikthehet të operojë në merkato pas sanksioneve që FIFA kishte ndërmarrë ndaj këtij klubi ndaj dhe braziliani 28-vjeçar pritet të veshë fanellën e Atleticos pikërisht që në janar.