Surprizon Burnley, “zgjohet” Newcastle

Burnley është surpriza e fillimsezonit në Premier League, me ekipin e Dyche që mundi 1-0 në shtëpi Crystal Palace, që tashmë është në krizë pas katër humbjeve radhazi. Një gol i Wood që në minutën e 3-të të sfidës pas një aksioni në kundërsulm i dha fitoren vendasve që morën 3 pikë shumë të rëndësishme për klasifikimin teksa e gjejnë veten me 7 pikë në klasifikim pas katër javëve.
Newcastle i Benitezit duket më në fund se është zgjuar në Premier, teksa rrëmbeu fitoren e dytë radhazi pasi mundi 1-0 në transfertë Swansea. Sfida ishte shumë e hapur mes dy ekipeve me Newcastle që përgjithësisht pati më shumë mundësi për të shënuar, megjithatë golin e fitores e realizoi vetëm në minutën e 76-të me Lascelles. Kjo ishte dhe ndeshja e dytë radhazi për miqtë që e mbyllën pa pësuar, duke treguar se pas një fillimi të vështirë tani ekipi i Benitezit është në rrugë të mbarë.