Miku i Ramës ndërton fabrikë alumini në mes të qytetit të Vlorës

Miqtë e ngushtë të Ramës kanë nisur punën të pashqetësuar për ndërtimin e një fabrike në mes të pallateve në Vlorë. Banorët e lagjes “Bashkimi” në Vlorë shprehen të shqetësuar se, jashtë çdo kriteri ka nisur puna për ndërtimin e një fabrike alumini.
Banorët i janë drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shqetësimi kryesor që ata ngrenë është zhurma akustike e padurueshme që shkaktohet nga fabrika, ndërsa asnjë nuk merr masa për këtë torturë të përditshme që i shkaktohet mbi 300 qytetarëve të Vlorës që banojnë në këtë lagje.
“Miku i Noriegës fabrikë në mes të pallateve! Qytetari dixhital denoncon: Ndërtimin e fabrikës së aluminit në mes të pallateve nga miku i Noriegës!”, shkruan Berisha në një postim në Facebook, duke publikuar mesazhin e banorëve.
“Përshëndetje zoti Berisha. Jemi rreth 300 familje në lagjen ‘Bashkimi’ në Vlorë, në mes të pallateve ngrihet një megafabrikë alumini dhe zhurma akustike që lëshon nuk na lejon që ne të qetësohemi qoftë dhe një orë të vetme. Thuhet se pronari i fabrikës është mik i Kryeministrit ndaj nuk na e var njeri. Plus zhurmës së fabrikës, edhe rrugët e lagjes janë në gjendje të mjerueshme. Siç duken edhe pamjet, ka 25 vjet që nuk ëshë ndërhyrë asnjëherë. Taksat e pastrimit, ndriçimit dhe gjelbërimit i paguajmë dhe marrim si shpërblim pluhur dhe baltë. Ju lutem anonim i nderuar doktor”, shkruan qytetari nga Vlora në emër të 300 banorëve.