Ambasadori amerikan e “kupton” Gramozin edhe kur flet shqip

Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu e ka pranuar faktin se ka hequr kufjet në kohën kur ishte duke folur kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ambasadori Lu është pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë gjë dhe duke qeshur e ka pranuar, por ka deklaruar se, “nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje”.
Ambasadori i SHBA-së nuk ishte as në seancës e zgjedhjes së Ruçit si kryetar i Kuvendit.
Gramoz Ruçi që prej vitit 2005 nuk mund të shkelë në Amerikën pasi akuzohet nga autoritetet vendase si i lidhur me trafikun e drogës.
Për këtë arsye, ambasada e SHBA në Tiranë që nga 2005 nuk i jep vizë Gramoz Ruçit.