Shpërthimi i makinës në Bulqizë, ndërron jetë drejtuesi i automjetit

Shkëlqim Çela, 53 vjeç, i cili mbrëmjen e të enjtes pësoi djegie të mëdha në trup si pasojë e marrjes flakë të makinës së tij, ka humbur jetën ditën e djeshme rreth orës 16:20. Çela u transportua menjëherë në spital në Tiranë për ndihmë më të specializuar, por si pasojë e djegies në masën mbi 75%, ai nuk mundi të mbijetonte. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, ku makina e 53-vjeçarit mori flakë në lëvizje, ndërsa në makinë ndodhej vetëm Çela.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, ndërkohë që drejtuesi i automjetit kishte pësuar djegie të rënda në trup. Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit, shtetasi Shkëlqim Çela, 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e flakëve të rëna kishte marrë plagë të rënda dhe u transportua menjëherë në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Por, si pasojë e djegies në masën mbi 75%, dje rreth orës 16.20 fatkeqësisht 53-vjeçari ka ndërruar jetë.
Nga ana e grupit hetimor janë kryer veprimet e para proceduriale në vendin e ngjarjes, ku shkaku i rënies së zjarrit dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike në impiantin elektrik të automjetit.
Në lidhje me këtë ngjarje është komunikuar vazhdimisht me drejtuesin e Prokurorisë Mat, ku janë referuar materialet në Prokurori si “Ngjarje aksidentale”.