Protesta kundër Ruçit e Xhafës, të përndjekurit bllokojnë hyrjen e Parlamentit

Qindra të përndjekur kanë bllokuar hyrjen e Parlamentit në protestë kundër zgjedhjes së ministrit të Sigurimit të Shtetit në krye të Parlamentit. Protestuesit kanë paralajmëruar se rikthimi i simboleve të diktaturës është një paralajmërim për ngritjen e një sistemi autoritar. Kryetari i të Përndjekurve Politikë, Çika tha se jemi përpara faktit se kjo mazhorancë po kërkon të rikthejë diktaturën.