Gjendet i vdekur një 38-vjeçar në Vlorë

Një 38-vjeçar është dërguar nga familjarët e tij në Spitalin Rajonal të Vlorës i pajetë. Uniformat blu të qytetit bregdetar bëjnë me dije se, për ngjarjen janë lajmëruar rreth orës 02:50 nga spitali, se kishte mbërritur i pajetë L.Th., 38 vjeç. Sipas familjarëve të të ndjerit, ai ishte një përdorues i lëndëve narkotike, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur ekspertizën ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes së 38-vjeçarit L.Th.
“Rreth orës 02:50, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në Spitalin Rajonal Vlorë është transportuar me ambulancë nga familjarët, i pajetë shtetasi L.Th., 38 vjeç, banues në Vlorë. Sipas familjarëve bëhet e ditur se shtetasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike (drogë).
Grupi hetimor së bashku me ekspertizën ligjore po vazhdojnë kryerjen e veprimet përkatëse për zbulimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftimin e policisë.