Ballina Politikë Berisha: Zgjedhja e Ruçit, dita më e zezë për pluralizmin

Berisha: Zgjedhja e Ruçit, dita më e zezë për pluralizmin

Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha për zgjedhjen në krye të Parlamentit të Ruçit është konsideruar si dita më e zezë në historinë e pluralizmit.
“Zgjedhja e Gramoz Ruçit, ish-ministrit të policisë kriminale terroriste politike të diktaturës hoxhiste, përbën një ditë të zezë në historinë e Parlamentit shqiptar. Vendosja nga neobllokmeni Edvin Kristaq Rama e Gramoz Ruçit, ish-ministrit të Sigurimit të Shtetit në krye të legjislativit shqiptar, është një përdhosje për së vdekuri e shpirtit të dhjetëra mijëra burrave, grave, fëmijëve, të moshuarve që u persekutuan, u torturuan shtazërisht, u burgosën apo ekzekuan nga policia sekrete më terroriste e Pasluftës së Dytë Botërore, arma mizore në luftën e klasave e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftës së Dytë Botërore. Vendosja e Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit shqiptar është de facto rehabilitimi nga neobllokmeni Edvin Kristaq Rama i veprës mizore të etërve të tij barbarë dhe dhjetëra akteve kriminale terroriste të policisë së tyre sekrete. Ky akt është një shpallje haptas luftë ndaj qindra mijëra shqiptarëve, viktima të luftës së klasave, dhe të gjithë atyre që luftuan për përmbysjen e diktaturës hoxhiste në Shqipëri. Dita e sotme ishte dita më e zezë në tërë historinë e pluralizmit shqiptar!”, shprehet Berisha në facebook.

Exit mobile version