Për çfarë është gati të luftojë Mourinho

Jose Mourinho pranon interesimin e tij për Gareth Bale, pikërisht në vigjilje të përballjes direkte që Manchester United zhvilloi të martën ndaj Real Madrid, në Shkup të Maqedonisë, për Superkupën e Europës. “Nëse luan nesër, atëherë e bën sepse dëshiron të qëndrojë te Real dhe Real kërkon ta mbajë. Nëse do të dëshironte të largohej nga Madrid, do ta prisja këtu dhe do të isha gati të luftoja për atë me trajnerët e tjerë që duan ta marrin”, deklaroi “Special One” në konferencë për shtyp.
“Futbollistët duhet të shijojnë këtë moment, nuk ndodh shpesh që të diskutosh dhe të luash në Superkupën e Europës. Do ta provojmë, do të luajmë kundër kampionëve të Europës dhe është normale që të ketë diferenca mes nesh dhe atyre. Matiç? Është në dispozicion, por natyrisht që nuk është gati si të tjerët”, vijoi Mourinho, i cili ka folur edhe në lidhje me temperaturat e larta me të cilat do të ndeshen futbollistët në fushë: “E dija që klima do të ishte e tillë dhe u përpoqa të mësoj skuadrën me temperatura të nxehta, por në Manchester binte shi çdo ditë… Ibrahimoviç? Mbase qëndron me ne…”.