Ballina Sport Milan, një tjetër emër për sulmin

Milan, një tjetër emër për sulmin

Një grup emrash të njohur, të zakonshmit Nicola Kaliniç, Zlatan Ibrahimoviç, Eric-Pierre Aubameyang, Andrea Belotti dhe Diego Costa. Njëri prej tyre do të shkojë te AC Milan, në ditët e mbetura të merkatos së verës, por kohët e fundit po qarkullon një emër i ri, një opsion që menjëherë ka marrë shumë pikë: Ciro Immobile i Lazio.
Për momentin duke vetëm si një thashethem dhe nuk dihet nëse presidenti Lotito do të jetë i disponueshëm të fillojë bisedimet, por ajo që dihet është që Immobile pëlqehet nga Montela për karakteristikat që ka dhe në momentin që Aubameyang heziton, sulmuesi i Italisë dhe Lazio bëhet zgjedhja e parë. Lotito ka thënë gjithmonë se futbollistët e tij kanë një çmim.
Milan është gati të ofrojë 30 deri në 35 milionë euro, për një futbollist të cilin Lazio e rilindi dhe e riktheu në nivelet më të larta, pas aventurave të vështira te Sevilla dhe Dortmund. Për momentin nuk dihet asgjë më shumë, sepse kalimi i Immobile te Milan është vetëm një hipotezë e minutave të fundit. Më shumë do të mësohet pas Superkupës së Italisë, por një gjë është e sigurt, kuqezinjtë po punojnë për të bërë blerjen e 11-të dhe të fundit: një qendërsulmues.

Exit mobile version