Zjarret, Berisha: Rama nuk ka kohë të lërë pushimet

Ish-kryeministri Berisha denoncon “papërgjegjshmërinë” e kryeministrit Rama, i cili në këtë situatë emergjente, kur Shqipëria digjet, ai gjen kohë të lahet e të pushojë. “Rama ndërron vendpushimet e tij Durrës, Dhërmi etj., etj., duke thënë kështu se ai nuk ka kohë për të lënë pushimet dhe për t’u marrë me problemin e zjarreve”, shkruan Berisha. “Shqipëria në flakë, Noriega: Nuk kam kohë të lë pushimet! Të dashur miq, thatësira e zgjatur, temperaturat e larta të verës, kanabistët që kërkojnë parcela të reja, masat tejet të dobëta sa për sy e faqe antizjarr të qeverisë kanë bërë që këtë verë të digjen qindra dhe mijëra hektarë pyjesh në të katër anët e vendit. Përkundrejt thirrjeve të drejta për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si Maqedonia, angazhuar helikopterët e ushtrisë dhe kontraktuar avionë të mëdhenj për shuarjen e zjarreve, Rama ndërron vendpushimet e tij Durrës, Dhërmi etj., etj., duke thënë kështu se ai nuk ka kohë për të lënë pushimet dhe marrë me problemin e zjarreve. Fundi i fundit edhe ato do t’i shuajë me dy-tre mexhlisë! sb”.