Të korruptuar të të gjithë botës bashkohuni!

Sali BERISHA

Një ish-gazetar, ministër laburist i Tony Blair, Denis Mc Shaine, i dënuar dhe burgosur për korrupsion, botoi një artikull në gazetën franceze “Le Monde”, në faqen që kjo gazetë boton artikujt kundrejt pagesës së kujtdo.
Në këta artikuj të paguar, autori mund të shkruaj, të mashtrojë çfarë të dojë, kundrejt pagesës për çdo rrjesht që shkruan, në rastin konkret mbrojtje dhe lavdërime të Edi Ramës. Ky i fundit, artikullin e botuar për lavdinë e tij personale kundrejt pagesës me paratë e takspaguesve shqiptarë, dëgjuesve të detyruar të mexhliseve, e postoi në FB si “mirëmëngjes” të madh e të përzemërt për qytetarët shqiptarë nga ministri anglez, gazeta e Francës dhe ai vet!
Me fjalë të tjera ai i tha popullit të mexhlisit “shikoni se kush jam unë, ja çfarë shkruan anglezi në gazetën e Francës për mua”!
Por, natyrisht, Rama e bëri këtë duke mos ju treguar se ky anglezi kur ka qenë ministër ka bërë burg për vjedhje të taksave të qytetarëve të tij dhe se shkrimi është shkruar me paratë e qytetarëve që ka vjedhur për të paguar për penën e ministrit anglez.
Por ju mos kujtoni se ai ka bërë burg dhe mos kujtoni se ju kam vjedhur për të paguar anglezin për shkrimin e tij dhe gazetën e Francës për çdo rrjesht të botuar në faqen e saj me paratë tuaja o shqiptarë.
Si përfundim, sot kuqalashet, parullën e famshme të manifestit komunist “proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni”, në mungesë të proletarëve e kanë zëvendësuar me parullën “të korruptuar të të gjithë botës bashkohuni, të vjedhim sa më shumë së bashku për një botë të re! Lavdi vjedhjes, lavdi!!” sb