Më i madhi në Tiranë është Noriega, të tjerët janë më të vegjël se ai!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas zbardhjes së përgjimeve italiane mbi rrjetin e trafikut të drogës në Shqipëri dhe lidhjet me krerët e lartë të pushtetit. Në përgjime flitet për shuma parash që kalojnë për llogari të të “madhit në Tiranë”. Për Berishën nuk ka dyshim se më i madhi është Noriega, duke iu referuar Ramës, sepse të tjerët janë më të vegjël se ai, thotë Berisha

Statusi

“Përgjimet e fundit të shërbimeve inteligjente, të trafikantëve të lumit të drogës që vërshon drejt Italisë, kanë zbuluar se ata, shuma të mëdha parash ndajnë me të “mëdhenjtë” pra me narko-çakot dhe me “më të madhin fare” në Tiranë, i cili është një dhe vetëm një; Noriega dhe vetëm Noriega!
Më poshtë keni shkrimin dhe tekstin e zbardhjes së përgjimeve të trafikantëve! sb
“Trafikonin tonelata drogë me avion: Këto pako me para, janë për më të madhin në Tiranë!
11:25, 07/08/2017
Dhjetëra tonelata drogë që kapet në Itali, Greqi, e shtete të tjera, të cilat kanë si pikënisje Shqipërinë ashtu siç kanë deklaruar edhe shërbimet inteligjente ndërkombëtare, trafikantët kanë bashkëpunimin e zyrtarëve të lartë shqiptarë.
Gati në të gjitha përgjimet e trafikantëve të kanabisit në bisedat e tyre flitet për lidhje me zyrtarë të lartë në Tiranë, apo drejtues kryesorë të policisë. Rasti më i fundit është ai i grupit të trafikantëve të Vlorës, që u kapën në vitin 2015, pasi u zbulua se përdornin një avion sportiv, për ta trafikuar hashashin nga Shqipëria drejt Italisë.
Në trafik rezultoi i përfshirë edhe një shef policie, por trafikantët flasin për njerëz “të mëdhenj”, madje për “të madhin fare” në Tiranë.
Përgjimet janë kryer me anë të një aparati të vendosur në makinën e Sokol Burhamajt, organizatorit të trafikut, por edhe me metoda të tjera. Një pjesë e tyre, që është zbardhur tregon pikërisht lidhjet e trafikantëve me zyrtarë të lartë që u garantonin qetësinë për të kultivuar plantacione të tëra me kanabis.
Ky grup trafikantësh u zbulua falë një hetimi të policisë italiane për dy familje shqiptare, Lamaj dhe Hametaj, që trafikonin drogë me avionë nga Vlora në Brindisi”. Familja Lamaj përdorte një avion “Aeropakt A22S”, në të cilin autoritetet italiane arritën të vendosin një përgjues.
Mjete përgjimi u vendosën edhe në tre makina tip “Audi” që përdoreshin nga trafikantët.
Operacioni i koduar me emrin “Fluturimi i Lirë” nisi më 24 gusht me arrestimin nga autoritetet italiane të Vilson Lamajt dhe të italianit Italo Loreto. Ata po zbrisnin në një pistë të braktisur në komunën e Ostunit avionin me 128 kilogram kanabis që e kishin marrë në zonën e Lumit të Vlorës.