Atentati në Tiranë; pse nuk u hakmorre për djalin e dajës që të vranë

Tre ditë pas atentatit tek “Komuna e Parisit”, ku mbeti i plagosur 25-vjeçari Lorenc Hoxha, zbardhen motivet e ngjarjes.
Burime për “BalkanWeb” se Lorenc Hoxha kishte debatuar më herët me autorët, me të cilët kishte njohje. Debati kishte të bënte me qëndrimin e 25-vjeçarit Hoxha pas vrasjes së kushëririt të tij.
Autorët akuzuan Hoxhën se s’mori hak për djalin e dajës që i kishin vrarë. Të rinjtë ishin përplasur me njëri-tjetrin edhe një natë para ngjarjes. Përplasja fizike mes të rinjve kishte ndodhur në Sheshin ‘Nënë Tereza’, ku autorët kishin kryer veprime kërcënuese dhe kishin xhiruar gomat e makinave, duke i thënë 25-vjeçarit, “Do flasim”.
Të enjten autorët u përballën në semafor me Lorenc Hoxhën dhe e qëlluan në shpatull nga arma e Dejvis Rrustemaj. Ata nuk kanë pranuar se e kishin ndjekur nga pas me qëllim për ta plagosur apo vrarë.
Policia e Tiranës arrestoi dje 4 autorët e dyshuar të përplasjes me armë, ku mbeti i plagosur 25-vjeçari Mariglen Hoxha, alias Lorenc Hoxha.
Sipas policisë autori kryesor i ngjarjes dhe bashkëpunëtorët fshiheshin në qytetin e Vlorës.
Mbi bazën e punës dhe provave të grumbulluara, Sektori Kundër Krimeve të Rënda ndaj jetës në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Poker”, ku u bë arrestimi i 4 të dyshuarve:
– Dejvis Rrustemaj, (në rolin e ekzekutorit), 27 vjeç, banues në Tiranë.
– Klajdi Kodra, (në rolin e bashkëpuntorit), 27 vjeç, banues në Tiranë.
– Igler Qose, (në rolin e bashkëpunëtorit) 26 vjeç, banues në Bulqizë.
– Ardit Xheferri, (përkrahës i autorit të krimit), 31 vjeç, banues në Tiranë.