Premtimi i Coman për tifozët

Bayern Munich's new French forward Kingsley Coman is pictured prior to the start of the German first division Bundesliga football match FC Bayern Munich v FC Augsburg, in Munich, on September 12, 2015. AFP PHOTO /CHRISTOF STACHERESTRICTIONS: DURING MATCH TIME: DFL RULES TO LIMIT THE ONLINE USAGE TO 15 PICTURES PER MATCH AND FORBID IMAGE SEQUENCES TO SIMULATE VIDEO. == RESTRICTED TO EDITORIAL USE == FOR FURTHER QUERIES PLEASE CONTACT DFL DIRECTLY AT + 49 69 650050. (Photo credit should read CHRISTOF STACHE/AFP/Getty Images)

Kingsley Coman është me fat. Këtë sezon ai do të ndihet si në shtëpi te Bayern, sepse ka tre francezë pranë tij, Willy Sagnol, Franck Ribery dhe Corentin Tolisso. Nuk diskutohet se kjo është një ndihmë e madhe për 21-vjeçarin.
Duke iu referuar këshillës së veteranit Franck Ribery për të përmirësuar gjermanishten, Coman ka premtuar se do ta mësojë. “Tani mund të kuptoj thuajse gjithçka në gjuhën gjermane. Mund të flas gjermanisht, por jo aq sa për të zhvilluar një bisedë të zgjeruar”, ka thënë anësori në një intervistë të fundit. “E kuptoj Franck-un, kur thotë se ky aspekt është diçka e rëndësishme për mua. Ju premtoj, po punoj dhe po përmirësohem”.
Coman pret një sezon të madh, sidomos meqë vitin tjetër zhvillohet Kupa e Botës. “Do të punoj edhe më fort në të ardhmen, që të përfitojmë të gjithë në fund të sezonit. Do të kemi një sezon shumë të rëndësishëm, skuadra dhe unë”, ka përfunduar ai.