Hugo Lloris me elozhe për Mbappe

Monaco's French forward Kylian Mbappe Lottin celebrates after scoring a goal during the French L1 football match Monaco (ASM) vs Troyes (ESTAC) on February 20, 2016 at the "Louis II Stadium" in Monaco. AFP PHOTO / VALERY HACHE / AFP / VALERY HACHE (Photo credit should read VALERY HACHE/AFP/Getty Images)

Portieri i Francës dhe i Tottenham, Hugo Lloris vlerëson Mbappe, që këtë vit është shndërruar në një prej lojtarëve më të kërkuar në merkato. Numri 1 i “Gjelave” të Londrës ka deklaruar për mediat se nuk është aspak i surprizuar nga fakti që City dhe Real Madrid janë gati të ofrojnë shumë marramendëse për talentin francez. Sipas Lloris, Mbappe është një futbollist me tipare të jashtëzakonshme dhe nëse vendos të transferohet te Citizens të jetë i sigurtë se në Premier League do të gjejë një ambient fantastik dhe do ta ketë të thjeshtë të përshtatet.
Emre Can i bashkohet Liverpool-it. Mesfushori, i cili deri më tani ka qëndruar pushim për shkak të angazhimit të tij me kombëtaren e Gjermanisë në Kupën e Konfederatave, i është rikthyer gjirit të skuadrës, për të nisur fazën përgatitore me “The Reds”.
Antonio Conte thur elozhe për Cesc Fabregas. Trajneri i skuadrës së Chelsea-t, e ka komplimentuar mesfushorin për angazhimin e tij në seancat stërvitore, duke e cilësuar atë si një model për skuadrën. Më tej, italiani shuajti dhe zërat për një largim të mundshëm të spanjollit, duke deklaruar se Fabregas do të vazhdojë të jetë pjesë e “Bluve të Londrës”.
Edhe te Reali i Madridit mund të mos jesh i lumtur. Lucas Vazqeues mund të lërë Los Blancos pasi dëshiron të shkojë diku ku mund të luajë me më tepër vazhdimësi. Sulmuesi i krahut ka përfunduar në shënjestrën e dy klubeve angleze, me Arsenalin dhe Liverpulin që mund ta marrin futbollistin në formë huazimi.