Beteja kundër ISIS, çfarë mund të rrezikohet?

Grupet e milicive rebele siriane dhe Turqia duket se po përgatiten të shtojnë operacionet e tyre ushtarake në veri të Alepos që synojnë kryesisht rimarrjen e qyteteve dhe fshatrave arabe, të pushtuara në vitin 2015 nga Njësitë kurde të Mbrojtës së Popullit ose YPG.
Luftimet janë një tregues i ri se Shtetet e Bashkuara, Turqia, Rusia dhe Irani po zhyten më thellë në një konflikt shumëdimensional në Siri.
Forcat kurde siriane janë aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara në Sirinë Veriore. Intensifikimi i përplasjes arabo-kurde, do të ndërlikonte planet e forcave demokratike siriane të udhëhequra nga kurdët për të sulmuar Rakën, kryeqytetin e vetëshpallur të grupit terrorist të Shtetit Islamik.
Situata në Sirinë Veriore po bëhet gjithnjë e më komplekse, duke nxjerrë në pah mozaikun e mikrokonflikteve që përfshijnë grupe të ndryshme milicësh, ndërsa është rritur intensiteti i luftimeve mes rebelëve arabë të mbështetur nga Turqia me kurdët.
IS-is është përpjekur të fitojë terren në provincën e Idlib-it në perëndim të Alepos, gjë që i ka çuar edhe në përplasje me xhihadistët kundërshtarë të grupit të Al-Kaidës.
Lufta mes të gjitha grupeve të përfshira në konflik zhvillohet për territore.
Luftimet në Sirinë Veriore ndërmjet rebelëve të mbështetur nga Turqia, një vend anëtar i NATO-s dhe kurdëve rrezikon të minojë betejën kundër grupit të Shtetit Islamik.