Qendrat e votimit ku do të votojnë nesër demokratët

Gazeta zbardh sot listën me degët e PD ku të shtunën e 22 korrikut anëtarësia e Partisë Demokratike do të votojë për të zgjedhur kryetarin e PD.
Komisioni ka vendosur që kryesitë e degëve të PD në rrethe janë përgjegjëse për organizimin e votimit që do të zhvillohet më 22 korrik. Çdo degë ka një qendër votimi. Ambientet ku do të kryhet votimi do të miratohen nga ky komision, sipas propozimeve që do të vijnë nga degët, jo më vonë se 12 korriku. Në selinë qendrore do të ngrihet qendra e degës nr. 2, ku do të votojnë përveç anëtarëve të thjeshtë, edhe anëtarët e Kryesisë, anëtarët e Këshillit Kombëtar, deputetët e vjetër e të rinj. Deputetët e rinj kanë të drejtë të votojnë dhe në vendet ku ata janë me banim. Në çdo qendër votimi do të ngrihet një komision që e miraton kryesia e degës, kryetar do të jetë një nga n/kryetarët e degës dhe dy anëtarë, dhe nga një përfaqësues për secilin kandidat.
Statuti i PDSH dhe aktet e tjera të dala në zbatim të tij, si dhe organizmat e PDSH garantojnë garë të ndershme, të drejtë dhe të barabartë për këdo që dëshiron të kandidojë.
Që nga data 28.06.2017 në PDSH nuk ka patur dhe nuk do të ketë anëtarësime të reja derisa të përfundojë procesi i zgjedhjes së kryetarit të saj.
Listat e anëtarësisë administrohen sipas Statutit dhe rregullave të përmendura më sipër. Çdo degë e PDSH ku do të votohet për Kryetarin e PDSH do të marrë në avancë në përputhje me vendimin e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale kopje të listës së anëtarësisë të degës së saj, të cilën ajo e disponon edhe në degë. Listat e votimit sipas përcaktimeve në Statut do të administrohen nga Komisioni i Votimit, i cili kryesohet nga kryetari ose sekretari i degës dhe anëtarë të tjerë që i zgjedh Kryesia e Degës. Çdo kandidat do të ketë vëzhgues në çdo komision votimi.
Çdo degë e PDSH administron databazën e anëtarësisë së saj. Çdo ndryshim në databazën në qendër bëhet vetëm me kërkesën zyrtare të degës shoqëruar me dokumentacionin e plotë të anëtarit që shtohet apo largohet.

Dega                    Vendi i votimit

Shkodër                    Selia e Degës
Vau Dejës                Lokali “Armando”, Stajkë, Nj.A Bushat
Malësi e Madhe                Selia e Degës
Pukë                    Selia e Degës
Lezhë                    Pallati i Kulturës
Kurbin                    Pallati Kulturës Laç
Mirditë                    Pallati Kulturës
Kukës                    Pallati Kulturës “Hasan Prishtina”
Has                    Selia e Degës
Tropojë                    Muzeu Historik
Dibër                     Pallati Kulturës
Mat                    Selia e Degës
Bulqizë                    Selia e PD Bulqizë
Durrës                    Pallati i Kulturës
Shijak                    Pallati i Kulturës
Krujë                    Selia e Degës
Fushë Krujë                Selia e Degës
Tirana 1                Selia e Degës
Tirana 2                  Selia Qendrore e PDSH-së
Tirana 3                Selia e Degës
Tirana 4                Selia e Degës
Tirana 5                Zyra elektorale, pll Fratari, rr. Ismail Qemali
Tirana 6                Selia e Degës
Tirana 7                Selia e Degës
Tirana 8                Selia e Degës
Tirana 9                Selia e Degës
Tirana 10                Selia e Degës
Tirana 11                Selia e Degës
Tirana 12                Selia e Degës
Tirana 13                Selia e Degës
Tirana 14                Ambjent privat në Tufinë
Vorë                    Ish-Zyra Elektorale, Rr. Rinia Qendër Vorë
Kamëz                    Pallati i Kulturës
Paskuqan                Selia e Degës
Kavajë                    Qendra Kulturore ” Aleksandër Moisiu”
Rrogozhinë                Kinemaja
Elbasan                    Teatri “Skampa”
Belsh                    Ambjent Privat Bardhul Tafani
Cërrik                    Ish-Zyra Elektorale, lokali i Sami Shtylla
Librazhd                Selia e Degës
Prrenjas                Selia e Degës
Gramsh                    Selia e Degës
Peqin                    Selia e Degës
Korçë                    Selia e Degës
Maliq                    Selia e Degës
Pogradec                Pallati i Kulturës
Devoll                    Qendra Kulturore e Fëmijëve Bilisht
Kolonjë                    Selia e Degës
Berat                    Selia e Degës
Ura Vajgurore                Selia e Degës
Kuçovë                    Selia e Degës
Poliçan                    Zyra elektorale, Bulv Kryesor
Skrapar                    Selia e Degës
Fier                    Holli i Kinoteatrit Fier
Roskovec                Selia e Degës
Patos                    Pallati i Kulturës
Lushnje                    Zyra e PD
Mallakastër                Pallati Kulturës, Ballsh
Vlorë                    Pallati Labëria
Selenicë                Fshati Peshkpi, Ambjent Privat Daver Kuci
Himarë                     Pranë shkollës 9-vjeçare Himarë
Delvinë                    Hasan Alizoti
Sarandë                    Selia e Degës
Gjirokastër                Kinoteatri “Zihni Sako”
Përmet                    Qendra Multikulturore (Shtëpia e Kulturës)
Këlcyrë                    Lokal  Elton Ademi
Memaliaj                Selia e Degës
Tepelenë                Selia e Degës
Këshilli Kombëtar            Selia Qendrore e PDSH-së
Kryesia e PDSH                Selia Qendrore e PDSH-së
Deputetët ekzistues            Selia Qendrore e PDSH-së
Deputetët e rinj            Selia Qendrore e PDSH-së