Kallëzimi i IKMT, Bashkia Kamëz: Hakmarrje politike e Ramës për humbjen dërrmuese

Qeveria lejoi ndërtimet pa leje në këmbim të votës. Në Tiranë, Durrës etj., është ndërtuar pa leje jo vetëm shtëpi, por edhe vila, pallate, madje në prona publike dhe me paratë e krimit, korrupsionit, drogës

Vazhdon seriali nr. 2 i hakmarrjes së qeverisë “Rama” (pas çdo palë zgjedhjesh), kur PS humb ndjeshëm në zgjedhje në Kamëz. I verbuar nga rezultati, Rama nuk i ndal sulmet politike ndaj Kamzës, Bashkisë dhe qytetarëve të saj.
Pas humbjes dërrmuese në Kamëz me plus 5 mijë vota, gjendet një “sebep” që qeveria të sulmojë sërish emrin e kryebashkiakut Xhelal Mziu, duke e kallëzuar atë në prokuroi. Ky kallëzim është i paralajmëruar para zgjedhjeve parlamentare nga Kryeministri. Fluksi I ndërtimeve pa leje dhe i klientelës me flamujt e qeverisë qendrore vazhdoi në gjithë Shqipërinë, në këmbim të votës. Kjo ka ndodhur edhe në Kamëz, gjë të cilën e kam pohuar që është ndërtuar ilegalisht me flamujt e qeverisë.
Por ndonëse në Kamëz është ndërtuar për mbijetesë për të futur kokën, në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe bashki të tjera, është ndërtuar dhe po ndërtohet pa leje, jo vetëm shtëpi, por edhe vila, pallate e madje edhe në prona publike me paratë e krimit, korrupsionit dhe drogës. Në këtë rast qeveria hesht, sepse këto ndërtime bëhen me bekimin dhe miratimin në heshtje të saj.
Bashkia Kamëz ka ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë për parandalimin apo penalizmin e çdo ndërtimi pa leje. Kallëzimi penal ndaj Bashkisë Kamëz nuk është gjë tjetër veçse një hakmarrje e pastër politike.