“Rrezik vdekje”, mos shkoni të laheni në lumin Shkumbin

Lumi Shkumbin po gëlon nga municionet që rrezikojnë jetën e atyre që shkojnë të lahen aty. Fshati Mirakë ka qenë në vitet ‘90 depo municionesh, të cilat tanimë po bëjnë kërdinë në shtratin e lumit. Të gjithë pushuesit që vendosin të vizitojnë Shkumbinin, duhet të bëjnë kujdes nga predhat e fshehura nën ujë.
Në këtë segment të lumit gjenden plot të tilla dhe një pakujdesi e vogël mund të shkaktonte një incident tragjik. Banorët e zonës i bëjnë thirrje forcave xheniere të shkojnë për të rehabilituar zonën.
“Përshëndetje JOQ. Këto janë predha të fotografuara në lumin Shkumbin, në segmentin Librazhd-Mirakë. Para ‘90, fshati Mirakë ka qenë depo municionesh. Nga pakujdesitë këto municione i gjen gjithandej në mes të ditës, të cilat janë një rrezik potencial. Janë të shpërndara masivisht në këtë segment në shtratin e lumit. I bëjmë thirrje forcave xheniere për reabilitimin e këtij segmenti. Faleminderit”, shkruan qytetari.