Ballina Sport Kusht Milanit!

Kusht Milanit!

Gianluigi Donnarumma do të vazhdojë kontratën me Milanin edhe për pesë vite të tjera. Portieri italian është penduar dhe do të vazhdojë kontratën me Milanin, pavarësisht se e kishte refuzuar para disa ditëve. Por, Donnarumma ka një kusht për vazhdimin e kontratës, ku dëshiron të vendosë edhe një klauzolë.
Kjo klauzolë nuk do të jetë shuma që duhet paguar për të, por një kusht që ta shesin atë vitin e ardhshëm në Real Madrid, shkruan Cadena Cope. Këtë kusht më herët e kishte refuzuar Milan, por duke parë rrezikun që sezonin e ardhshëm mund të largohet si lojtar i lirë, atëherë pritet edhe të pranohet. Përveç Realit, për Donnarumman po interesohen edhe PSG dhe Juventus.
Fabio Borini është futbollist i ri i skuadrës së madhe italiane, Milan. Milan ka publikuar fotot e para të sulmuesit të ri, Fabio Borini, i cili është duke kryer testet mjekësore. Borini është transferuar nga skuadra angleze Sunderland, e cila këtë sezon ka rënë në Championship. “Fabio Borini duke kryer testet mjekësore”, shkruhej në faqen e Milanit në Twitter. Sulmuesi italian është blerja e pestë e Milanit gjatë kësaj vere, pas Mateo Musacchio, Ricardo Rodriguez, Franck Kessi dhe Andre Silva. Përveç këtyre, Milan është shumë afër transferimit të Andrea Conti, Lucas Biglia dhe Hakan Calhanoglu.
E ardhmja e spanjollit, Gerard Deulofeu nuk është e qartë, pasi për të interesohen Barcelona, Milan dhe tashmë së fundmi Roma. Lojtari për momentin është i Evertonit, por Barcelona dëshiron ta kthejë pas një sezoni për 12 milionë euro. Kjo nuk është dëshira e lojtarit, i cili dëshiron një skuadër ku mund të luajë rregullisht dhe të rrisë gjasat për pjesëmarrje në Kupën e Botës të vitit 2018.
Fillimisht ai kishte kërkuar të qëndronte te Milan, ku shkëlqeu në gjashtë muajt e fundit. Por, tashmë për shërbimet e tij po interesohet edhe Roma, e cila e sheh si zëvendësues ideal të Mohamed Salah, shkruan “Mediaset Premium”.
Tifozëve të Milanit nuk do t’u duhet të presin gjatë për të parë me bluzën e Milanit blerjet e reja të kuqezinjve. Montella-s i duhet t’i nisë shpejt përgatitjet për sezonin e ri, duke qenë se do të marrë pjesë edhe në Europa League.
Të martën e 11 korrikut, në orën 19:00, Milani do të zhvillojë një takim miqësor ndaj skuadrës zvicerane të Luganos, pjesë e së cilës është edhe sulmuesi shqiptar Armando Sadiku. Megjithatë me shumë mundësi, lojtari i kombëtares sonë nuk pritet të jetë në këtë ndeshje, duke qenë se për të ka shumë interes nga disa klube dhe mund të transferohet nga Lugano.
Për herë të parë, bluzën e Milanin do ta veshin Musacchio, Ricardo Rodriguez dhe Kessi, ndërsa Andre Silva do t’i bashkohet më vonë kuqezinjve duke qenë se është pjesë e kombëtares së Portugalisë në Kupën e Konferderave, me të cilën ka shënuar edhe një gol.

Exit mobile version