8 mijë euro për një vendim, arrestohet avokati në Tiranë

Një avokat është vënë në pranga pasditen e djeshme, pasi ishte në kërkim për korrupsion. Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se është vënë në pranga shtetasi Nikolin Vata, 53 vjeç, banues në Tiranë me profesion avokat.
Vata ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Elbasanit e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksioneve publike”. Avokati Nikolin Vata është denoncuar se kishte marrë 8 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për një vendim.