Trump mesazh Nishanit

Presidenti në detyrë i Republikës së Shqipërisë ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në mesazhin drejtuar Nishanit, Trump e ka uruar atë dhe të gjithë shqiptarët për festën e Fiter Bajramit, ku shkruhet se, “Unë dhe Melania, në emër të popullit amerikan ju dërgojmë urimet tona të ngrohta për ju dhe popullin shqiptar teksa festoni Bajramin e Madh”. Në mesazhin e Trump theksohet se nga kjo festë sillet në vëmendje rëndësia e mëshirës, dhembshurisë dhe mirëdashjes. “I dashur zoti President, Unë dhe Melania, në emër të popullit amerikan ju dërgojmë urimet tona të ngrohta për ju dhe popullin shqiptar teksa festoni Bajramin e Madh. Myslimanët në Shtetet e Bashkuara iu bashkëngjitën të tjerëve anembanë botës gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit të përqendruar në veprime besimi dhe bamirësie. Këtu në Shtetet e Bashkuara myslimanët e përkujtojnë Bajramin e Madh me familjet dhe miqtë, duke vazhduar traditën e ndihmës së fqinjëve dhe ndarjes së bukës me të tjerët, të cilët vijnë nga të gjitha fushat e jetës. Ndërsa festojmë këtë ditë të shenjtë së bashku na rivjen ndërmend dhe rikujtohemi për rëndësinë e mëshirës, dhembshurisë dhe mirëdashjes. Edhe një herë ju uroj Ju dhe popullit të Shqipërisë një ditë të shenjtë e të bekuar të Bajramit të Madh!”, thuhet në mesazhin e Presidentit Trump.