Pjesëmarrja në zgjedhje, 160 mijë votues më pak se në vitin 2013

Ajo që u vu re në këto zgjedhje ishte edhe pjesëmarrje e ulët e votuesve. Në këto zgjedhje kishin të drejtë vote 3.45 milionë shqiptarë, por këtë të drejtë e zbatuan vetëm 1.57 milionë ose 46.7%. Nëse i krahasojmë me zgjedhjet e 2013-s kemi një ulje me 160 mijë vota. Kështu 1.88 milion shqiptarë vendosën të mos shkojnë në zgjedhje më 25 qershor. Si rrjedhojë, 53.3% e shqiptarëve nuk denjuan ta ushtrojnë fare detyrën e tyre si votues. Partia fituese, pra PS ka marrë 745 mijë vota, që i bie rreth 21% të të gjithë votave të atyre që kishin të drejtën e votës.