BE: Hetim për blerjen e votave dhe kërcënimet

epa04647043 Federica Mogherini (L), High Representative of the European Union for Foreign Affairs and Security Policy holds a joint news conference with European Commissioner for European Neighbourhood Policy and Enlargement Negotiations Johannes Hahn (R) at the EU Commission headquarters in Brussels, Belgium, 4 March 2015. The European Commission launches a consultation on the future of the European Neighbourhood Policy (ENP) has a vital interest in building strong partnerships with its neighbours as recent developments in the region have increased the challenges from economic pressures to irregular migration and security threats. EPA/JULIEN WARNAND

Procesin e votimit dhe të numërimit të votave për zgjedhjet e 25 qershorit e përshëndetën dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Shqipëri.
Ambasada amerikane, me anë të një deklarate për shtyp, u shpreh se, “votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore në pjesën më të madhe të Qendrave të Votimit”.
Përfaqësues të ambasadës theksojnë se edhe pse “vëzhguesit ndërkombëtarë dëshmuan incidente të blerjes së votës, fotografimit të fletës së votimit dhe presoni ndaj votuesve”, shkelje këto serioze dhe që duhen adresuar, “ato nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve”.
Ndërkohë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, në një konferencë për shtyp, theksuan se duhen zbardhur rastet e denoncuara nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve për blerje votash dhe presion ndaj votuesve.
Zyrtarët e lartë thanë se zgjedhjet ishin të qeta e të rregullta dhe shprehën mbështetjen për vazhdimin e reformave:
“Pasi të përfundojë procesi zgjedhor, do të angazhohemi me qeverinë e re për të mbështetur procesin e reformave dhe për të vazhduar procesin e integrimit në BE. Vazhdimi i reformës së drejtësisë dhe lufta kundër trafikut të drogës dhe kultivimit do të jetë e një rëndësie të veçantë në këtë drejtim”.

BE projekt për zgjedhje demokratike në Ballkan

Komisioneri i BE-së për Politikat evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn dhe drejtori i Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Michael Georg Link nisën një projekt të ri për të mbështetur zgjedhjet demokratike në Ballkanin Perëndimor. Projekt i ri trevjeçar do të zbatohet nga ODIHR dhe do të mbështesë Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë në përpjekjet e tyre për të ndjekur rekomandimet e vëzhgimit të zgjedhjeve në fushat që lidhen me menaxhimin e zgjedhjeve, regjistrimin e votuesve dhe sjelljen e mediave gjatë fushatave zgjedhore. Projekti gjithashtu do të mbështesë organet e menaxhimit zgjedhor dhe autoritetet e tjera relevante në Prishtinë. Projekti ka një buxhet të përgjithshëm prej 1.6 milion euro dhe bashkëfinancohet nga BE-ja (1.4 milion euro) dhe ODIHR (200.000 euro nga Agjencia austriake për Zhvillim, Njësia Operative e Bashkëpunimit austriak për Zhvillim). “Marrëveshja e nënshkruar sot demonstron angazhimin tonë të fuqishëm për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE. Me këtë mbështetje për zgjedhjet në Ballkanin Perëndimor, Komisioni mbetet i fokusuar në ‘bazat e para’ në procesin e zgjerimit dhe në vlerat që e mbështesin atë. Demokracia dhe besueshmëria dhe stabiliteti i organeve të zgjedhura varen qartë nga proceset zgjedhore të lira dhe të ndershme, për të cilat ODIHR jep një kontribut kyç”, tha Hahn. “Në kuadër të këtij projekti, zyra jonë do të intensifikojë përpjekjet për të nxitur ndjekjen e rekomandimeve elektorale me qëllim që zgjedhjet të zhvillohen më tej në përputhje me angazhimet e OSBE dhe detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike”, tha drejtori Link. “Nëse rekomandimet për të adresuar mangësitë e identifikuara nga misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve nuk merren parasysh seriozisht dhe adresohen në mënyrë efektive, ekziston një rrezik real që dobësitë do të vazhdojnë dhe me gjasë të rriten”. Të gjitha shtetet pjesëmarrëse të OSBE janë zotuar të ndjekin vlerësimet dhe rekomandimet elektorale të ODIHR-it, ndërsa BE-ja ka vënë në dukje nevojën për të mbështetur ndjekjen e rekomandimeve të ODIHR-it dhe për të forcuar lidhjen me reformat më të gjera demokratike që kërkohen për Ballkanin Perëndimor për të përmbushur ambiciet e integrimit evropian. ODIHR ka një histori të gjatë përpjekjesh për të adresuar vlerësimet dhe rekomandimet elektorale dhe në vitin 2016 ka publikuar “librin e dorës” për ndjekjen e rekomandimeve zgjedhore. Në kuadër të projektit, ODIHR do të bashkëpunojë ngushtë me organizatat e shoqërisë civile dhe ofruesit e ndihmës zgjedhore, si dhe me operacionet në terren të OSBE-së dhe delegacionet e BE-së.

Enton DACI