Primera Division

Mario Lemina sezonin e ardhshëm mund të jetë pjesë e La Liga-s. Në ndjekje të 23-vjeçarit është Valencia. Vetë mesfushori nga Gaboni është shprehur se i pëlqen ideja e të qenit pjesë e këtij kampionati, por gjithsesi ai lë të hapur idenë e një rikthimi në Francë.
Sevilla kërkon të ketë në dispozicion shërbimet e Giovani Siomeone. Giovani Simeone, futbollisti i Genovas dhe njëkohësisht i biri i teknikut të Atletico Madrid, Diego Simeone, sezonin e ardhshëm mund të transferohet tek Sevillia. 23-vjeçari këtë sezon ka arritur të realizojë 13 gola në 36 ndeshje. Andaluzianët kërkojnë të përçojnë vijën e parë të sulmit dhe emri i Giovani Simeone shihet si një investim frytdhënës.
Villareal kërkon përforcime në repartin e mbrojtjes. Villareal ka ofruar 5 milionë euro për mbrojtësin e Trabzonspor, Fabian Castillo. 25-vjeçari, i cili këtë sezon në kampionatin turk ka arritur të realizojë 3 gola në 34 rrjeta, i ka kërkuar menaxherit të tij të nisë menjëherë bisedimet me nëndetësen e verdhë, në mënyrë që marrëveshja të arrihet sa më shpejt.
Alesio Cerci rikthehet titullar tek Atletico Madrid. Alesio Cerci, futbollisti i Atleticos së Madridit, i cili prej kohësh nuk po kalon një periudhë të mirë, ka bërë që tekniku i Colchoneros, të rikthejë sytë tek italiani dhe të punojë intensivisht me të për ta rikthyer atë në top formë, si dhe në mënyrë që kontributi i tij të jetë sa më i efektiv, i detyruar edhe për shkak të pezullimi nga FIFA, për klubin spanjoll, që nuk i lejon ata të ndërhyjnë në merkato.