Dy raste dopingu te River Plate

Stuhi dopingu në Argjentinë. Në qendrën e reflektorëve është ekipi i Primiera Divizion në Argjentinë, River Plate. Pas përfundimit të sfidës në Kupën Libertadores, ku ata luajtën kundër Indipendete Medelin, dy lojtarë të Riverit dolën pozitivë në testet rutinë të dopingut, por priten edhe rezultatet e dyta të analizave kundrejt 5 lojtarëve të tjerë që gjithashtu dyshohen.
Bëhet fjalë për mesfushorin Kamilo Majada dhe për sulmuesin Sebastian Driusi. Emri i këtij të fundit ka disa kohë që qarkullon nëpër media, si objektiv i dy ekipeve të Serisë A, Interit dhe Sampdorias. Lajmi është bërë publik, pasi ka mbërritur përgjigjja edhe për një tjetër lojtar të River Plate, qendërmbrojtësit Lukas Kuarta, i cili doli gjithashtu pozitiv pas përfundimit të ndeshjes kundër Emelek, vetëm 15 ditë përpara publikimit të këtij skandali.
Lajmi për Lukas u mbajt i fshehtë për disa ditë pasi nuk ishte konfirmuar, por kur Majada dhe Driusi dolën gjithashtu pozitivë, atëherë edhe ekspertët e vërtetuan se nuk kishte asnjë problem me testet e dopingut. Siç tregojnë edhe mediat argjentinase, tre lojtarët janë gjetur pozitivë me të njëjtën substancë që është ndaluar nga Agjencia Botërore e Antidopingut (VADA).
Për të marrë konfirmimin e fundit, sigurisht që do të duhet të bëhen edhe disa analiza të tjera, por të gjithë faktet të çojnë drejt një konfirmimi të këtij lajmi. Tre lojtarët rrezikojnë me të vërtetë një dënim që do t’i dëmtojë karrierën, ku rrezikojnë të marrin një pezullim nga dy muaj deri në dy vjet. Ky është një lajm që ka tronditur të gjithë Argjentinën, por edhe botën e futbollit.
Pavarësisht testeve të bëra, lojtarët vazhdojnë të këmbëngulin se ata kurrsesi nuk e kanë përdorur këtë substancë, por aludojnë se fajtor për këtë gjë është stafi, që, sipas tyre, mund ta ketë futur këtë substancë në ushqimet e tyre.