Duncan, objektiv i Torinos

Alfred Duncan është një nga objektivat kryesorë të Torinos për të përforcuar mesfushën për sezonin e ardhshëm. 24-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri i granatave, Mihajloviç, i cili u ka kërkuar drejtuesve të klubit pikërisht ganezin e Sassuolos. Kartoni i futbollistit vlerësohet rreth 10 milionë euro, por presidenti Cairo është gati të përfshijë në tratativë kartonin e Marco Benassi, për të arritur te Duncan.