Djemtë e Shqipërisë rritën mundësitë për kualifikim

Kombëtarja e shqiptarëve i ka nisur mjaft mirë ndeshjet e dyta për ndeshjet kualifikuese për Europa League. Përballë kuqezinjve u vu skuadra nga Azerbajxhani në një ndeshje të komanduar nga fillimi deri në fund. Pas 86 minutave skuadra kuqezi e drejtuar nga trajneri ish-volejbollist, Jani Melka ka fituar me meritë ndaj azerëve me rezultatin e pastër 3-0.
Pavarësisht ndonjë lëkundjeje të lehtë në setet e dytë dhe të tretë skuadra e Shqipërisë ka ditur të jetë zot i fushës. Fitorja e arritur është një ogur i mirë për skuadrën e drejtuar nga Melka për të përballuar me dinjitet ndeshjet e tjera, duke filluar qysh sot përballë suedezëve, ndeshje e cila mund të përcaktojë dhe fatin e kuqezinjve për të vazhduar më tej.
Anton Qafarena u shpall pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes me 20 pikë në sallën e nxehtë dhe pa freskim kur temperaturat e motit ishin të larta. Përpara ndeshjes së shqiptarëve me azerët, përfaqësuesja maqedonase fitoi me Suedinë 3-0 me sete 25-16, 25-22, 32-30 në ndeshjen e parë të Grupit A në Parkun Olimpik në Tiranë.
Nderim Goci