Të rinjtë e PPE: Të djelën, në Shqipëri vjen ndryshimi

“Është koha për Lulzim Bashën! Është koha për Partinë Demokratike!”. Me këto fjalë, Forumi Rinor i Popullorëve Europianë  paralajmëron fitoren e PD në zgjedhjet e 25 qershorit. Me titullin: “Të djelën, në Shqipëri vjen ndryshimi”, Forumi Rinor i Popullorëve Europianë ka postuar rrjetin social Facebook një fotografi të kreut të PD, Basha nga mitingu përmbyllës i fushatës zgjedhore duke përcjellë mesazhin e fitores. Popullorët Europianë po mbështesin fuqishëm Bashën ndërsa u kanë bërë thirrje shqiptarëve të votojnë Partinë Demorkatike më 25 qershor.