Iheanacho lë City-n për Leicester

Sipas mediave angleze, e ardhmja e talentit nigerian Kalechi Iheanacho do të jetë larg Manchester City-t. Nëse qëndron te skuadra e Guardiolës ai do të ketë shumë pak hapësira në formacion dhe kjo është një nga arsyet kryesore që Iheanacho dëshiron largimin. Skuadrat e interesuara për nigerianin janë të shumta, por për momentin në pole position qëndron Leicester City.
Tottenhami në kërkim të një mesfushori me tipare sulmuese. Një lamtumirë e mundshme e danezit Christian Eriksen ka vënë në lëvizje drejtuesit e klubit londinez, të cilët i kanë hedhur sytë nga talenti gjerman i Schalke 04, Max Meyer. Për 21-vjeçarin Tottenhami ka gati një ofertë prej 20 milionë eurosh.