Enzo Perez drejt largimit nga Valencia

Aventurës së Enzo Perez te Valencia po i vjen fundi. Mesfushori argjentinas kërkohet me ngulm nga River Plate. Për kapitenin e Valencias Los Millionarios janë gati të bëjnë një sakrificë ekonomike. Perez u transferua nga Benfica te Los Che më 2014-tën për 20 milionë euro dhe për ta lënë të lirë mesfushorin e përfaqësueses albiceleste, Valencia kërkon minimalisht gjysmën e kësaj shume.